Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

`I lumtur të takoja mikun tim`/Kryebashkiaku vlerëson homologun e tij në Barcelonë

10/11/2023

`I lumtur të takoja mikun tim`/Kryebashkiaku vlerëson homologun e tij në Barcelonë

Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me homologun e vet duke e vlerësuar punën e bërë nga Jaume Collboni.

Veliaj thekson se duhet më shumë zë në institucionet e Bashkimit Evropian përsa i përket financave të qeverisjes vendore dhe decentralizimit.

Ai shpreh kënaqësinë e takimit mes tij dhe kryebashkiakut të Barcelonës.

Qyteti ynë, së bashku me qytetet e tjera të botës, është një motor për përparim, drejtësi dhe rritje të qëndrueshme dhe një bastion i të drejtave dhe lirive,- shkruan Collboni në Twitter.

Jaume Collboni Cuadrado është një politikan spanjoll, me profesion avokat dhe nëpunës civil i administratës lokale. Ai u bë kryebashkiak i Barcelonës më 17 qershor 2023.

Të dy vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe organizimit të bashkiakëve respektivë të Evropës.

“I lumtur të takoja mikun tim, kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni. Ai është duke bërë një punë fantastike për të mbledhur bashkiakët e Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin. Ashtu siç thotë motoja e Barçës, BE mund të jetë “më shumë se një klub”,- shkruan Veliaj në Facebook.

Gjithashtu , fton të gjithë të vizitojnë Shqipërinë, duke thënë se mes Tiranës dhe Barcelonës ka fluturime ditore.