Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ibrahimaj: Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve në sektorin e ndërtimit

07/04/2025

Ibrahimaj: Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve në sektorin e ndërtimit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi sot se qeveria po ofron mbështetje përmes politikave të qarta, për të krijuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen dhe për të nxitur investimet në teknologji të gjelbra dhe inovacion.

Ibrahimaj, e cila mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të risive në fushën e ndërtimit nga kompania austriake “Alukönigstahl”, një partner i rëndësishëm i zhvillimit urban në Shqipëri, theksoi se bizneset po ecin krah qeverisë në këtë transformim, duke sjellë përvojën e Bashkimit Evropian, për të siguruar që çdo ndërhyrje urbane të pasqyrojë vizionin për një Shqipëri moderne.

"Sektori i ndërtimit në Shqipëri po njeh jo vetëm një rritje të ndjeshme, por edhe një përmirësim të vazhdueshëm në cilësi dhe standarde, si elementë kyç në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian."

"Bizneset po ecin krah nesh në këtë transformim, duke sjellë përvojën e BE-së, që çdo ndërhyrje urbane të reflektojë vizionin për një Shqipëri moderne. Si qeveri, mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e këtij drejtimi përmes politikave të qarta, krijimit të një klime të favorshme për sipërmarrjen dhe nxitjes së investimeve në teknologji të gjelbra dhe inovacion." , shprehu ministrja Ibrahimaj pasi ndau dhe pamje në rrjete sociale.