Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Igli Hasani mikpret ambasadorët e akredituar në Shqipëri

16/12/2024

Igli Hasani mikpret ambasadorët e akredituar në Shqipëri

Ministri Hasani organizoi një takim të veçantë me ambasadorët e akredituar në Shqipëri në qytetin e Korçës, duke krijuar një atmosferë që promovon bashkëpunimin dhe diplomacinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri ndau momente nga aktivitetet e zhvilluara, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe forcimit të marrëdhënieve diplomatike në Shqipëri. Eventi përfshiu diskutime të frytshme mbi sfidat dhe mundësitë në diplomaci, ndërsa pamjet e publikuara zbuluan mikpritjen e ngrohtë të qytetit të Korçës si një destinacion kulturor dhe historik.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të forcuar lidhjet midis Shqipërisë dhe përfaqësive diplomatike të akredituara, duke nënvizuar rolin kyç të diplomacisë në përparimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

"Shkëmbyem ide dhe patëm mundësinë të njiheshim me histori suksesi të zhvillimit ekonomik dhe turistik të Shqipërisë, teksa vendi mbyll një vit jashtëzakonisht të suksesshëm turistik dhe me entuziazëm e angazhim përgatitemi për 2025!"

Shprehu ai krahas pamjeve të cilat ndau.