Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Igli Hasani prezanton projektbuxhetin 2025 në Komisionin për Çështjet Evropiane

11/11/2024

Igli Hasani prezanton projektbuxhetin 2025 në Komisionin për Çështjet Evropiane

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaori sot buxhetin për vitin 2025 i cili ishte 3.8 miliardë lekë ai shprehu se më i madhi në historinë e Shërbimit të Jashtëm dhe do të shërbej për disa objektiva po ashtu dhe funksionimin e çështjeve diplomatike dhe konsulore dhe angazhimin e nismën e hyrjes në BE.

Objektivat për vitin e ardhshëm që pritet të plotësohen nga ministira me anë t buxhetit 2025 janë :

Avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim deri në vitin 2030

"Kemi synim arritjen e misionit për 2030-ën për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për Shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane”

Forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare: Përkushtim i shtuar në diplomaci aktive për të thelluar marrëdhëniet me vendet partnere dhe për të promovuar interesat kombëtare

“Ndër objektivat për vitin 2025 janë avancimi i integrimit, pjesëmarrje aktive në nisma rajonale, ruajtja e profilit të Shqipërisë dhe angazhimi në organizata ndërkombëtare, thellimi i marrëdhënieve me SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet fqinjë si Itali, Greqi e Turqi për të forcuar sigurinë dhe zhvillimin ekonomik."

Promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike: Rritja e angazhimit në projekte që nxisin bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor me vendet e tjera, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rritjen e kapaciteteve institucionale: trajnimin dhe zhvillimin e stafit të ministrisë për të përballuar sfidat e diplomacisë bashkëkohore dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur qëllimet e saj evropiane. Ky proces kërkon kohë, por falë përkushtimit të fortë dhe bashkëpunimit të afërt me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë, objektivi për integrimin në Evropë synohet të arrihet deri në vitin 2030.

“Ky është një rrugëtim i gjatë por jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030”. shprehu ai më tej