Inagurohet Teatri i Kukullave në kryeqytet , investimi më i ri kulturor
di Redazione
16/12/2024
Me sloganin “Shtëpia jonë e re,” Teatri Kombëtar i Kukullave hapi sot dyert për vogëlushët dhe të gjithë vizitorët, në zemër të sheshit “Skënderbej”.Pas shumë vitesh mungese, për shkak të dëmtimeve nga tërmeti dhe amortizimit të mëparshëm, teatri rikthehet i transformuar me një infrastrukturë tërësisht të rinovuar. Tani ai përmbush standardet moderne për shfaqje audio-vizuale, duke ofruar një skenë dhe auditor multifunksional, teknologji bashkëkohore dhe një pamje të kuruar në detaje. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në shfaqjen simbolike që përfaqësoi rifillimin e aktivitetit artistik në ndërtesën e rikonstruktuar.
"Vërtetë tërmeti hapi një vrimë të madhe në tavanin e kësaj godine, por gjendja e saj prej kohësh ishte për të ardhur keq dhe në ndërkohë ne kishim nisur projektin për një tjetër godinë të Teatrit të Fëmijëve që tanimë ka filluar të marrë formë, diku në anën tjetër të bulevardit të Tiranës, aty ku është edhe hyrja në parkun e qytetit dhe që së shpejti do të çelë dyert me hapësira dhe me një program shumë më të gjerë dhe shumë më të larmishëm për fëmijët e të gjitha moshave."
"Këtu ka qenë Parlamenti shqiptar dikur dhe unë uroj që juve të rriteni duke parë sa më pak Parlamentin shqiptar, deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni, por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijëve të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen, muzika fillon prapë dhe ata ikin nga skena."
"Kështu që, mund të largohem tani me shumë kënaqësi sepse nuk ka më mirë sesa të shikoni atë në vend se të më shikoni mua dhe ju kërkoj falje dhe për ata që patë para meje sepse mos kujtoni se janë më të mirë se unë." , shprehu Edi Rama.
Articolo Precedente
Vengu paraqet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë projektligjin për Forcën Rezerviste
Articolo Successivo
Igli Hasani mikpret ambasadorët e akredituar në Shqipëri