Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Inaugurohet sot shkolla 9-vjeçare "Emin Duraku" pas rikonstruksionit të plotë, gati për t'i mirëpritur nxënësit me kushte të reja moderne

01/10/2024

Inaugurohet sot shkolla 9-vjeçare

Nxënësit e Njësisë 5 në Tiranë do të kenë tani në dispozicion shkollën e re "Emin Duraku", e cila ofron kushte më të përshtatshme për të mësuar. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se procesi i përmirësimit do të vazhdojë edhe për shkollat e tjera.

Gjithashtu ai shprehu : "Ka shumë njerëz që thonë, jo vetëm për shkollën, por edhe për teatrin, se e duan ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë! Çështja është të bëjmë ca gjëra të reja, të bukura, më të forta e më të mëdha, me më shumë hapësirë e modernizim e më shumë cilësi. Sot kemi zbatuar pikërisht këtë: aty ku ka qenë, por më e madhe, më e bukur dhe më e fortë. Kantieri i radhës është vetëm 50 metra nga këtu, shkolla ‘Edith Durham’, ajo do të jetë shkolla e re që do të bëjmë për Njësinë 5."

Gjithashtu Tirana është e vetmja bashki në Europë që orfon arsim digjital falas per fëmijët , theksoj ai.

Shkolla 9-vjeçare "Emin Duraku" u rindërtua nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të vitit 2019 dhe tani pret rreth 1300 nxënës çdo vit. Ajo ofron hapësira dhe kapacitete të përshtatura për këtë numër nxënësish, ndërsa ambientet e reja sigurojnë një cikël mësimor shembullor, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.