Integrimi në BE: Rama reagon ndaj akuzave dhe komentove për ‘komplotin ndaj SPAK-ut
di Redazione
11/12/2024
Në mbledhjen "SHQIPËRIA 2030 NË BE - RRUGA E REFORMAVE" që po zhvillohet në Tiranë, u mbajt një takim i nivelit të lartë me pjesëmarrjen e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, i fokusuar në thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka kohë për humbur në procesin e negociatave me BE-në, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme për realizimin e detyrave të saj, me afat vitin 2027. Ai shtoi se akuzat dhe skepticizmat vetëm dëmtojnë këtë proces dhe shtetin shqiptar.
“Dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë që gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit, dyshimeve dhe kundërshtive apo akuzave. Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces. Dyshimet, hezitimet kanë qenë vërtet shqetësuese për mua personalisht sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra të qarta si drita e diellit, por një provë kokëfortë e faktit se pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, këtu përfshij dashamirës e kritikë, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave. Fare!
Përtej asaj që duket e lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë, gjithë sistemi. 6 muaj në ndërkohë që ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda dekadës, shtuar këtu edhe plani i dakordësuar, shumë agresiv sëbashku me KE që Shqipëria t’i përfundojë detyrat brenda 2027-ës na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, ngurrimet e lëre pastaj me akuzat apo edhe përpjekjet për ta penguar procesin.”
Articolo Precedente
AI rekomandon Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhet të vizitoni në 2025