Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Inteligjenca artificiale po përshpejton modernizimin e administratës publike në Shqipëri

17/04/2025

Inteligjenca artificiale po përshpejton modernizimin e administratës publike në Shqipëri

Shqipëria po përjeton një nga transformimet institucionale më të thella të dekadave të fundit, me fokus në digjitalizimin e plotë të administratës publike dhe shërbimeve ndaj qytetarëve – një reformë themelore që po prek çdo nivel të sistemit shtetëror.

Për të bërë një bilanc të progresit në këtë drejtim në një kohë kur mbi 95% e shërbimeve publike janë të aksesueshme online nga çdo pajisje dhe vend, dhe platforma e-Albania është kthyer në portën kryesore të aksesit në shërbimet shtetërore u zhvillua sot një takim me drejtues institucionesh, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në këtë event morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, si edhe Drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin udhëheqës të AKSHI-t në këtë proces transformues dhe theksoi se Shqipëria është vendi i parë që përdor inteligjencën artificiale në negociatat me Bashkimin Europian. Sipas tij, falë kësaj teknologjie, transferimi i trupës ligjore të BE-së (Acquis Communautaire), me mbi çerek milioni faqe, po realizohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

"Një transformim që pa diskutim ka në radhë të parë emrin e drejtueses së AKSH-it, Linda Karçanajt, e cila ka udhëhequr qysh në ditën 1, kur faktikisht AKSHI ishte një agjenci fantazmë dhe kur platforma, që sot jep 95% apo më shumë të shërbimeve drejtpërdrejtë online, jepte një grusht simbolik dhe qesharak shërbimesh dhe ka arritur të krijojë një skuadër, që sot është me të vërtetë një skuadër që i shërben shtetit, por ama është lider në treg përsa i përket kapaciteteve të veta profesionale."