Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Investim i ri në Kamëz , ujë 24 orë në zonat e Frutikulturës dhe Valiasit të Vjetër, Balluku ndan pamjet

12/11/2024

Investim i ri në Kamëz , ujë 24 orë në zonat e Frutikulturës dhe Valiasit të Vjetër, Balluku ndan pamjet

Paraditen e sotme Zv. Kryeministrja dhe po ashtu Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga kantieri i ri në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në zonat e Frutikulturës dhe Valiasit të Vjetër, në rrethinën e Kamzës.

Balluku bëri me dije se do të ketë ujë 24 orë për rreth 13,000 banorë duke përmirësuar kështu dhe kushtet e jetesës.

"Ka nisur nga puna një tjetër kantier në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve për zonat e Frutikulturës dhe Valiasit të Vjetër, në Kamëz!

Ky investim i ri do të sigurojë furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm dhe mbulim të plotë me rrjet kanalizimesh për rreth 13,000 banorë, duke përmirësuar kushtet higjieno-sanitare dhe cilësinë e jetesës."

Shprehu ajo krahas videos.