ITB Berlin , Kubaro : Shqipëria mban vendin e nderit
di Redazione
17/02/2025
Shqipëria do të ketë një vend nderi në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, i cili do të mbajë që nga data 4 deri më 6 mars 2025.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e bëri lajmin të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale ku shprehu se Shqipëria mban vendin e nderit dhe e cilëson ate si një promovin mbarë botëror.
Ky aktivitet ndërkombëtar, ku Shqipëria do të jetë vend nderi në ITB Berlin 2025, promovon zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ofron një platformë ideale për rrjetëzim, shkëmbim ideesh dhe prezantim të destinacioneve të reja turistike. Në këtë event, Shqipëria do të paraqesë pasuritë e saj natyrore dhe kulturore para një audience globale.
"Së bashku me turoperatorët, bëhemi gati me një axhendë të pasur aktivitetesh, takime të nivelit të lartë dhe prezantime të të gjitha ndjesive të Shqipërisë sonë" , shkruajti ajo krahas pamjeve.


Articolo Precedente
Ministri Vengu prezanton zv.ministren e Mbrojtjes Blerina Abrazhdën
Articolo Successivo
Sokol Bardhi emërohet drejtori i ri i QKB-së