Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Java e kuzhinës italiane në botë: Një nga eventet që do të mbahet sot në Tiranë

15/11/2023

Java e kuzhinës italiane në botë: Një nga eventet që do të mbahet sot në Tiranë

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë të organizuar nga Agjencia ICE, seksioni i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare, ka kënaqësinë të  ftojë secilin prej jush në Lectio Magistralis “Dieta mesdhetare”, ``trashëgimia e paprekshme”, 66 vjet histori si dhe Ushqyerja dhe mirëqenia.

Lectio Magistralis do të mbahet nga doktoresha dhe lektore Angela Andreoli, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti – Tor Vergata i Roma si edhe Presidente e Shoqatës Shqiptare të Shkencave të Ushqyerjes.

Nëpërmjet kësaj nisme seksioni i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës, si dhe me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Shoqatën Shqiptare të Shkencës së të Ushqyerit (ASNS) dhe Confimi Industrie Albania, synon të mbajë një lectio magistralis fokusuar në ushqimin dhe dietën mesdhetare, përfitimet shëndetësore të lidhura me të, dedikuar studentëve të universitetit, shkollave hoteleri-turizëm, insitituteve kulinare si publike ashtu dhe private e të gjithë operatorëve të interesuar.

Përshëndetjet e hapjes do të mbahen nga: Fr. Ruggero Valentini, President, Fondacioni “Zoja E Këshillit Të Mirë”, Prof. Leonardo Palombi, Rektor, Universiteti Katolik “Zoja E Këshillit Të Mirë” Amb. Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Republikën e Shqipërisë Francesca Mondello, Drejtor i Zyrës ICE në Tiranë, Prof. Bruno Zappacosta, Dekan i Fakultetit Të Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit Të Mirë”, Angela Andreoli Pedagoge në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.

Eventi nis në 14:30.

Massmedia

Mbrëmjen e të mërkurës  për ata që duan të dinë më shumë rreth medias mund t`i bashkohen aktivitetit në Qendrën Dua, në 18:30, ku në panel  do të jenë dy gazetarë të mirënjohur në industrinë e medias – Blendi Salaj dhe Mira Kazhani!

Me një eksperiencë disavjeçare në media, do të ndajnë përvojat e tyre dhe do të flasin mbi cilësinë e medias në kohën kur informacioni dhe komunikimi janë pjesë e pandashme.

Ky rrugëtim do të hedhë dritë mbi sfidat dhe arritjet e industrisë së medias, si dhe do të diskutohet se si cilësia e medias formon narrativat dhe si ndikon në publik.  

Argëtim në kinema

15 Nëntori në Tiranë për të apasionuarit e filmave ofron filmin Freelance , pranë Cineplexx.

Një ish-operativ i forcave speciale merr një punë për të mbrojtur një gazetare, ndërsa ajo interviston një diktator, por kur një grusht shteti ushtarak shpërthen në mes të intervistës, ata detyrohen të arratisen në xhungël ku duhet të mbijetojnë.