Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Java e sipërmarrjes: Gjetja e mekanizmave për rritjen e bizneseve dhe menaxhimi i fondeve të BE-së

15/11/2023

Java e sipërmarrjes: Gjetja e mekanizmave për rritjen e bizneseve dhe menaxhimi i fondeve të BE-së

Në Tiranë ka nisur java e sipërmarrjes ku do të diskutohen çdo ditë tematika që prekin bizneset e sipërmarrjet e reja shqiptare në vend. Ky organizim promovon inovacionin dhe fuqizon komunitetin e biznesit.

Ka në fokus të tij rritjen e bashkëpunimit të bizneseve, institucioneve, qeverisë dhe çdo faktori tjetër aktiv. Në këtë mënyrë do të krijohet një rrjet komunikimi, mundësi alternative të fondeve, do të forcohet dhe transformohet mënyra e të bërit biznes duke iu përshtatur ndryshimeve botërore dhe duke rritur ekonominë e vendit.

Aktivitetet e kësaj jave do të mbahen deri në 19 Nëntor dhe do të shpërndahen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë si : Korçë, Vlorë dhe Shkodër. Do të ketë takime me mentorë, diskutime me panele që do të shpjegojnë problematikat që hasin sipërmarrësit e rinj, start-upet shqiptare, gratë sipërmarrëse, vizita me biznese vendase e të huaja.

`Në panelin mbi Partneritetin Publik-Privat "Instrumentat e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale sipas Kapitullit 20” Integrim i përshpejtuar për rritje të qëndrueshme dhe tranzicion të gjelbër dhe digjital, me prezencën edhe të Zëvendëskryeministres znj. Belinda Balluku, diskutuam mbi sfidat që ka qeveria dhe biznesi në rrugën drejt integrimit europian.

Qëllimi jonë është që të punojmë për të gjetur një mekanizëm se si biznesi të ndihmohet dhe të suportohet nga ekspertë, të cilët kanë përvojë në aplikimin dhe menaxhimin e këtyre fondeve,`- ka shkruar Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.