Kantieri i Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" pritet të mbaroj së shpejti , Rama ndan pamjet
di Redazione
06/11/2024
Paraditen e sotme kryeminstri Edi Rama ndau pamje në rrjete sociale të kantierit të kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" i cili është në rikonstruktim prej disa muajsh. Aty po zhvillohen punimet intensive për rikonstruksionin e godinës që do të shërbejë si qendër moderne për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Ky projekt synon krijimin e një hapësire të specializuar dhe të avancuar që do të përmbajë të gjitha pajisjet dhe shërbimet e nevojshme për procedurat komplekse të kardiokirurgjisë.
Përveç sallave kirurgjikale të përkushtuara për ndërhyrjet në zemër, godina e re do të ketë edhe një repart të veçantë për reanimacionin e pacientëve pas operacionit, një pjesë kritike për kujdesin intensiv që u nevojitet të sëmurëve në periudhën post-operatore. Reparti i reanimacionit do të jetë i pajisur me teknologjinë më të fundit, duke përfshirë monitorim të avancuar të parametrave jetësorë dhe aparatura moderne që ofrojnë standardet më të larta të shërbimit.
Me këto investime, Qendra Spitalore "Nënë Tereza" synon jo vetëm të rrisë cilësinë e trajtimeve të ofruara, por edhe të fuqizojë kapacitetet e saj për të përballuar një numër më të madh pacientësh me probleme kardiovaskulare, duke i ofruar atyre kujdesin e nevojshëm të nivelit më të lartë në Shqipëri dhe rajon.
"MIRËMËNGJES
dhe nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksionin e plotë të godinës që do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës, edhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë, ju uroj një ditë të mbarë". U shpreh Edi Rama në rrjete sociale.
Articolo Precedente
Pirro Vengu takim me homologun e tij në Francë Sébastien Lecornu
Articolo Successivo
Besmir Hysa u zgjodh sot drejtori i EKB