Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kantieri i Unazave të Durrësit, një investim strategjik për zhvillimin e qytetit

12/03/2025

Kantieri i Unazave të Durrësit, një investim strategjik për zhvillimin e qytetit

Kantieri i Unazave të Durrësit përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme për qytetin, me qëllim jo vetëm të lehtësimit të rrjedhjes së trafikut, por edhe të ndikimit pozitiv në zhvillimin e zonave përgjatë itinerarit të tij.

Kryeministri Edi Rama, në shoqëri me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, vizituan këtë kantier për të vlerësuar progresin e punimeve dhe për të diskutuar sfidat aktuale që po hasen gjatë zbatimit të projektit.

“Është projekti më i rëndësishëm që kemi pasur pasi kjo unazë do të zgjidhi dhe problematikën e trafikut që vitet e fundit është shtuar për arsye të turizmit dhe të dendësisë që ka gjithë qyteti i Durrësit. Është pak problem gjeologjia, por do të zgjidhet”, – shprehu Sako.

Unaza do të jetë me 4 korsi, 2 në njërin drejtim dhe 2 në drejtimin tjetër.

“Është akses i munguar dhe nga pikëpamja inxhinierike është sfidë se prandaj ka ngelur dhe kaq kohë pa u bërë.”, – thkesoj Dritan Agolli, ndërsa vetë Kryeministri tha se , “mua më kujtohet kur bëmë ato skarpatat që donim t’i stabilizonim, ishte e vështirë. Megjithatë nuk ka gjë që nuk bëhet kështu që do bëhet dhe kjo”.