Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Katër pjesëtarë të Forcës Ajrore lirohen nga detyra, ministri Vengu: Të përkushtuar për rritjen e mbështetjes

19/02/2025

Katër pjesëtarë të Forcës Ajrore lirohen nga detyra, ministri Vengu: Të përkushtuar për rritjen e mbështetjes

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ishte i pranishëm në ceremoninë e lirimit nga detyra të katër ushtarakëve, pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore, të cilët mbyllën një etapë të rëndësishme të karrierës së tyre.

Gjatë aktivitetit, ministri Vengu vlerësoi përkushtimin dhe sakrificat e nënkolonelëve Faslli Spahiu dhe Pajtim Golemi, si dhe majorit Dhori Martiri, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe sigurinë e vendit. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohje për dedikimin e teknikut Bardhok Marku.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu u shprehu se , "Secili prej tyre ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Forcës Ajrore Shqiptare. Dedikimi për atdheun, dedikimi për sigurinë kombëtare është një virtyt, i cili edhe mund të mësohet, edhe mund trashëgohet dhe kjo na jep një përgjegjësi mjaft të madhe kur vjen puna te dedikimi ndaj kapitalit njerëzor pranë FA dhe posaçërisht pranë Forcës Ajrore”

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, nënvizoi përkushtimin e qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të përmirësuar kushtet e punës dhe trajtimin e personelit të Forcës Ajrore.

"Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë punuar për të përmirësuar kushtet e punës dhe trajtimin e pilotëve, teknikëve dhe personelit tjetër mbështetës. Kemi ende shumë punë për të bërë. Është bërë një hap në këndvështrimin e trajtimit financiar, por kjo nuk do të ndalet me kaq. Është dedikim i kësaj qeverie që të vijojë rritjen e trajtimit financiar dhe rritjen e mbështetjes qoftë shëndetësore, por edhe sociale për Forcat e Armatosura dhe veçanërisht për Forcën Ajrore, për personelin fluturues dhe mirëmbajtës."