KLP miraton listat e kandidatëve për vakancat në pesë prokurori
di Redazione
27/03/2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbajti sot seancën plenare të radhës, me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe projektit EU4 JUSTICE.
Gjatë mbledhjes, u miratua unanimisht lista e prokurorëve që kanë aplikuar për lëvizje paralele në pesë prokurori të juridiksionit të përgjithshëm: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
Po ashtu, Këshilli dha miratimin për listat e kandidatëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë, duke plotësuar tre pozicione vakante në Prokurorinë e Apelit dhe tre vende në Prokurorinë e Përgjithshme.