Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu: Angiografia Biplanare në QSUT, Teknologji për Trajtimin e Goditjeve Cerebrale

12/12/2024

Koçiu: Angiografia Biplanare në QSUT, Teknologji për Trajtimin e Goditjeve Cerebrale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, njoftoi sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të pajiset me angiografi biplanare, një teknologji që përdoret për trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe incidenteve të tjera kardiovaskulare.

“Është një rialokim për të cilin Banka Botërore ka dhënë miratimin e saj. Konkretisht i kemi kërkuar BB të përdorim një teprim prej më shumë se 1 milion euro nga shuma prej 32.1 milionë eurosh për blerjen e pajisjes Angiogram, që do të vendoset në QSUT që përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidente të tjera kardiovaskulare duke sjellë përfitim të drejtpërdrejtë për qindra qytetarë“, shprehu ministrja.

Duke u ndalur në historikun e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, ministrja theksoi se ky është një bashkëpunim afatgjatë, me projektin e parë të financuar nga Banka Botërore në vitin 1994. Projekti më i fundit është ai i vitit 2022, ku u firmos një marrëveshje për rehabilitimin e infrastrukturës shëndetësore për objektet e dëmtuara nga tërmeti. Ministrja shtoi se para huasë së vitit 2015, janë realizuar edhe tre projekte të tjera në Shqipëri, me më të madhin të zbatuar gjatë periudhës 2006-2014.

Këto projekte kanë rezultuar të pasuksesshëm. Këtë e thotë Banka Botërore. Pavarësisht kësaj, në shkurt të vitit 2015, përfundoi me sukses një negociatë e gjatë 1-vjeçare me BB për të financuar 32,1 milionë euro reforma transformuese, atëherë të saponisura në kantierin e shëndetësisë. Sot, ky projekt i BB është realizuar në masën 97% në të dy komponentët e tij. Për të qartësuar për publikun, projekti i financuar nga kjo huamarrje ka dy komponentë kryesorë”, shprehu ministrja Koçiu.