Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu apel grave dhe vajzave: Kryeni kontrolle falas për të parandaluar kancerin e gjirit.

10/12/2024

Koçiu apel grave dhe vajzave: Kryeni kontrolle falas për të parandaluar kancerin e gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu u bën thirrje të gjitha grave në gjithë Shqipërinë që të kryejnë kontrollet pa asnjë kosto dhe të parandalojnë kancerin e gjirit.

Ajo e shprehu kete me anë të një mesazhi sensibilizues dhe me një video në rrjete sociale.

Në kuadër të sloganit ia vlen të jetosh ministja në 12 qytete janë 14 paisje mamografie të shpërndara dhe në shërbim të çdo qytetari dhe pa asnjë kosto.

"Detyrat dhe impenjimet e shumta zënë ditën e çdo gruaje shqiptare, por shëndeti vjen i pari!

Kjo, për të garantuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme pranë familjes

Lëri punët dhe ndalu pak; vizitohu për gjirin dhe parandalo kancerin e gjirit sepse "Ia vlen të jetosh" "

Shprehu minstjra krahas videos sensibilizuese.