Koçiu dhe Schillaci në vizitë në maternitetin “Koço Gliozheni”: Një hapësirë moderne e dedikuar kujdesit neonatal
di Redazione
11/03/2025
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me homologun e saj italian, Orazio Schillaci, gjatë vizitës dyditore në Tiranë, inspektuan nga afër shërbimin e neonatologjisë dhe kujdesin që ofrohet për nënat dhe foshnjat në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Vizita u realizua në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar një ditë më parë mes MSHMS dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë. Koçiu dhe Schillaci panë ambientet e pavionit neonatal, i cili, falë kësaj marrëveshjeje, do të përfitojë investime për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në kujdesin ndaj nënave dhe të porsalindurve.
Ministrja Koçiu theksoi se Programi i Transformimit të Maternitetit synon përmirësimin e mëtejshëm të kujdesit për nënat dhe foshnjat, duke garantuar standarde më të larta në këtë fushë.
“Në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy vendeve, Shqipëri-Itali, do të vijojmë përmirësimin e shërbimeve neonatale në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, duke forcuar infrastrukturën dhe rritur aftësitë profesionale të stafit mjekësor”, theksoj ajo.
“Kjo hapësirë jo vetëm do të ofrojë kujdes shëndetësor të specializuar, por do të shërbejë edhe si qendër kombëtare reference për rastet komplekse, duke përfshirë foshnjat me dëmtime të lindjes, anomali kromozomike, sëmundje të zemrës, ekspozim ndaj substancave, infeksione dhe prematuritet”, – shprehu Ministrja e Shëndetësisë.
Articolo Precedente
Sot u zhvillua Mbledhja për Politikën e Jashtme