Koçiu : Dy ndërhyrje të sukseshme në zemër tek Spitali "Shefqet NdoriqI"
di Redazione
24/02/2025
Ditën e sotme Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu bëri më dije në rrjete sociale se tek Spitali “Shefqet Ndroqi” u kryen me sukses dy operacione të avancuara në zemër, duke përdorur teknika minimal invazive me shkallë të lartë kompleksiteti.
Ministrja shprehu se tek një paciente 45-vjeçare i'u zëvendësuan valvula mitrale, valvula aortale dhe aorta ascendente përmes hemisternotomisë dhe tek një 55-vjeçare u zëvendësua rrënja e aortës dhe aorta ascendente (teknika Bentall), po ashtu përmes hemisternotomisë.
Ajo shprehu se në të dyja rastet incizioni minimal (7-8 cm) dhe ecuria postoperatore pa komplikacione mundësuan aktivizimin e shpejtë të pacienteve dhe daljen nga spitali brenda pesë ditësh pas operacionit.
"Tashmë, në këtë spital teknikat minimal invazive nuk aplikohen vetëm për operacionet standarde, por edhe për ndërhyrje të kombinuara, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e pacientëve." - theksoj ajo dhe gjithashtu u shprehu mirënjohje ekipit mjekësor.