Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu : Mamografia Falas dhe në spitalin Rajonal të Beratit

12/12/2024

Koçiu : Mamografia Falas dhe në spitalin Rajonal të Beratit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, iu bëri thirrje sot vajzave dhe grave të Beratit që të kryejnë ekzaminimet e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të gjirit. Ajo ndau pamjet në rrjete sociale duke shprehur se ekzaminimet e rregullta shpëtojnë jetë njerzish.

“Këtë muaj, Berati është qyteti që ofron vizita të shpejta, duke lehtësuar hapat. Mamografi pa rekomandim gjatë gjithë muajit. Drejtohu sot spitalit rajonal dhe kryej mamografinë pa humbur kohë!

Në spitalin rajonal të Beratit tashmë është instaluar një mamografi e re, që garanton shërbime më cilësore dhe rezultate të sakta për gratë dhe vajzat.

Ekzaminimet e rregullta shpëtojnë jetë, duke mundësuar parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve. #IaVlenteJetosh "

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që çdo muaj i vitit t’i dedikohet një qarku të caktuar në Shqipëri, duke ofruar mundësinë që gratë të kryejnë mamografi pa pasur nevojë për referim nga mjeku dhe me orare të zgjatura.