Koçiu: Më shumë se 46 mijë kontrolle të shikimit te fëmijët në shkolla që nga fillimi i programit kombëtar
di Redazione
13/02/2025
Më shumë se 46 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi kombëtar i kontrollit të shikimit në shkolla. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi sot rezultatet, duke theksuar se pas zbatimit të programit në shkollat e vendit, 5258 nxënës janë dërguar për konsultë te mjeku specialist për trajtimin e problemeve të identifikuara.
"Shëndeti i fëmijëve është prioritet."
"Nga shtatori 2024 deri në janar 2025, janë kryer 46,076 depistime në shkolla , duke mundësuar identifikimin dhe adresimin në kohë të problematikave shëndetësore. 5,258 nxënës janë referuar te specialistët për kujdes të mëtejshëm, në 962 shkolla deri tani."
Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ky program do të vijojë me përkushtim, duke garantuar një sistem shëndetësor që ofron kujdes të hershëm dhe cilësor për fëmijët.
Articolo Precedente
Manastirliu vizitë në laboratorin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës