Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu: Ndërhyrjet e para për sëmundjet e rënda të retinës, tani edhe në spitalet publike

03/03/2025

Koçiu: Ndërhyrjet e para për sëmundjet e rënda të retinës, tani edhe në spitalet publike

Paraditen e sotme, ministrja Albana Koçiu bëri të ditur një lajm shumë të mirë në rrjete sociale ku në Spitalin Rajonal të Vlorës janë kryer me sukses të plot ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës së syrit.

Ajo e bëri të ditur këtë lajmin paraditen e sotme në rrjete e saj sociale ku ndau ku përveç lajmit ndau dhe pamjen e ekipit mjekësor dhe pacientit pas ndërhyrjes ku dhe shprehu se "operacionet e para të vitrektomisë po kryhen edhe në spitalet publike”.

Gjithashtu ajo thkesoj se : "Në spitalin rajonal te Vlorës janë kryer me sukses ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës dhe corpus vitreum, si shkolitja e retinës dhe hemorragjia vitroretinale."

"Ky është një hap i rëndësishëm për oftalmologjinë në jugun e Shqiperise duke sjellë trajtime të specializuara më pranë pacientëve!"

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka falënderuar ekipin mjekësor që realizoi këto ndërhyrje.

"Mirënjohje për ekipin mjekësor: dr. Edmond Isufi, dr. Kemal Yuksel, reanimator Engjëll Lazaj dhe instrumentare Kleoniqi Mustafaraj."