Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu: Nis pranimi i aplikimeve për kredi pa interes, 80 vende të disponueshme për mjekë dhe infermierë

17/03/2025

Koçiu: Nis pranimi i aplikimeve për kredi pa interes, 80 vende të disponueshme për mjekë dhe infermierë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi sot nisjen e aplikimeve për mjekët dhe infermierët që dëshirojnë të përfitojnë kredi pa interes për blerjen e një banese.

Koçiu bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 80 kuota kredie të lehtësuar për strehim për mjekët dhe infermierët, si pjesë e mbështetjes për kategoritë prioritare.

Ministrja thekson se kjo nismë do të ofrojë një mundësi të re për mjekët dhe infermierët, duke u garantuar më shumë siguri për të ardhmen e tyre.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikime për 530 punonjës të administratës publike. Sipas MEKI-t, përfituesit do të marrin financim bazuar në çmimin e referencës dhe sipërfaqen e përcaktuar në certifikatën familjare.

Programi i kredive me 0% interes për blerjen e banesave përfshin 12 institucione, mes tyre edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky është viti i dytë që qeveria vijon mbështetjen për punonjësit e administratës publike me kredi të lehtësuara për strehim.