Koçiu : Njësinë Levizëse të Dhurimit të Gjakut do të jenë në gjithë Shqipërinë gjatë muajit Shkurt
di Redazione
31/01/2025
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndërmejt një postimit në rrjete sociale u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të dhurar gjak. Ajo e cilësoj këtë si një akt human dhe jetësor.
Ajo shprehu se sot ishin në Bashkinë e Burrelit dhe se gjatë muajt Shkurt do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë
"Sot, do të jemi në Bashkinë Burrel në Qendër të Qytetit."
"Gjatë muajit Shkurt Njësia Lëvizëse e Dhurimit të Gjakut do të jetë në çdo qytet të Bashkohu edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij misioni human."
Ajo bëri të ditur se gjatë gjithë vitit të kaluar 2024 ka patur 7,386 dhurues dhe se ditët e sotme të gjithë në çdo vend të Shqipërisë kanë mundësi ta kryejn këtë akt.
"Nga janari deri në dhjetor 2024, numri i dhurimeve ka arritur në 7,386 – një kontribut i jashtëzakonshëm për jetët që varen nga ne."
"Duke shtrirë kujdesin dhe solidaritetin në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë kemi mundësinë të japim kontributin tonë për ata që kanë më shumë nevojë. Çdo pikë gjaku shpëton jetë!"
