Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu: Operacion i avancuar në mushkëri realizohet me sukses në spitalin “Shefqet Ndroqi”

22/04/2025

Koçiu: Operacion i avancuar në mushkëri realizohet me sukses në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” është kryer me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale: heqja e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë përmes teknikës moderne Uniportal VATS (Video Assisted Thoracoscopic Surgery).

Lajmi u bë publik nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se kjo teknikë minimalisht invazive, e njohur dhe e praktikuar gjerësisht në qendrat më të avancuara ndërkombëtare, vendos një standard të ri në fushën e kirurgjisë torakale në Shqipëri.

"Me një prerje vetëm 5 cm (kundrejt 15-20 cm në kirurgjinë tradicionale), ajo redukton ndjeshëm dhimbjen, shkurton kohën e qëndrimit në spital dhe përmirëson dukshëm cilësinë e rikuperimit për pacientin.

Mirënjohje për ekipin e mjekëve :

Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skënduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Eljana Shima, Dr. Fahri Kokiqi, Manushaqe Hoxha kryeinfermiere salle, dhe Mirjeta Almeta instrumentare."

Salla e Operacionit 2