Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu për Buxhetin 2025 , 2 nisma të reja

17/12/2024

Koçiu për Buxhetin 2025 , 2 nisma të reja

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ndau sot 2 nismat e reja të cilat do të përdoren për Buxhetin 2025.

Paketa e fertilitetit ka si qëllim mbështetje për çiftet e reja duke ofruar shërbim falas për Fertilizimin in Vitro (FIVET). Në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm, rreth 150 çifte do të përfitojnë nga ky program për të realizuar ëndrrën e krijimit të një familjeje.

Kirurgjia për vendosjen e protezës së gjirit për gratë që preken nga kanceri i gjirit do të ofrohet për herë të parë në sistemin shëndetësor publik. Synimi është mbështetja e rreth 300 pacienteve pas mastektomisë, duke kontribuar në rikthimin e shëndetit dhe vetëbesimit të tyre.

"Këto janë hapa konkretë drejt forcimit të kujdesit shëndetësor, me fokus te jetët dhe mirëqenia e qytetarëve tanë." , shprehu ministrja në rrjete sociale.