Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu prezanton nismat e reja sociale: Mbështetje për nënat me shumë fëmijë, zgjerim i shërbimeve dhe nxitje e punësimit të grave

17/04/2025

Koçiu prezanton nismat e reja sociale: Mbështetje për nënat me shumë fëmijë, zgjerim i shërbimeve dhe nxitje e punësimit të grave

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, prezantoi sot në Dibër Paketat Sociale që Qeveria ka hartuar për të mbështetur qytetarët, me fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi rëndësinë e reformës në mbrojtjen sociale, e cila ka nisur me rishikimin dhe rivlerësimin e skemave të ndihmës sociale dhe të aftësisë së kufizuar, duke rritur ndjeshëm numrin e përfituesve.

“Bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato familje që kanë realisht nevojë për mbështetje. Arritëm që ndërkohë të fusim edhe digjitalizimin e sistemit të shmangim ndërhyrjet në sistem. Bëmë të mundur që duke u aplikuar nëpërmjet një sistemi tërësisht të informatizuar kriteret të vlerësohen automatikisht dhe ndihma të shkojë vërtetë aty ku ka më shumë nevojë”.

Koçiu deklaroi se rrjetin e shërbime sociale do ta shtojnë dhe me 40 shërbime të tjera të reja duke iu referuar hartës së shërbimeve sociale për të ofruar mbështetje për të gjitha kategoritë në nevojë.

“Janë 44 mijë përfitues që përfitojnë nga shërbimet që ofrohen nëpërmjet Fondit Sociale. Do të çelim 20 ndërmarrje sociale për punësimin e grave dhe vajzave”, vijoi ministrja.