Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Koçiu takohet me ambasadorin italian: Hapim mundësi për projekte në fushën e shëndetit publik dhe menaxhimin e spitaleve

24/02/2025

Koçiu takohet me ambasadorin italian: Hapim mundësi për projekte në fushën e shëndetit publik dhe menaxhimin e spitaleve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Albana Koçiu pati një takim me ambasadorin italian Marco Alberti dhe zëvendësambasadorin Luigi Mattirolo. Ata diskutuan mundësi bashkëpunimi për projekte në sektorin e shëndetit publik dhe menaxhimit spitalor, duke theksuar angazhimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore.

"Ky takim i hap rrugën projekteve të reja të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, me fokus në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor."-theksoj ajo.

Gjithashtu minstrja shprehu mirënjohjen e saj ndaj ambasadorit dhe zëvendësambasadorit italian për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në ndihmën e Shqipërisë për të arritur integrimin europian. Ky angazhim vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

"Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e Italisë në rrugëtimin tonë drejt integrimit europian"