Komandanti i ri i Komandës Mbështetëse u prezanua sot në mjediset e reja , gjeneral brigade Aleksandër Pando
di Redazione
06/01/2025
Komanda Mbështetëse ka nisur vitin 2025 me një infrastrukturë të rinovuar dhe me drejtues të rinj.
Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, mori pjesë në prezantimin e komandantit të ri të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando, në ambientet e rinovuara. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe efektivë të Komandës Mbështetëse dhe të Forcave të Armatosura.
Gjeneral brigade Pando ka pasur një karrierë të mëparshme si drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Komanda Mbështetëse është një strukturë kyçe e Forcave të Armatosura, e cila ka për qëllim ofrimin e kapaciteteve për mbështetje logjistike, infrastrukturë, shërbime shëndetësore dhe shërbime të tjera, për të kontribuar në përmbushjen e misionit të FA sipas detyrimeve kushtetuese.
Pas përfundimit të ambienteve të reja, ku do të operojë Komanda Mbështetëse, Ministria e Mbrojtjes ka për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të saj dhe vijimin e procesit të modernizimit për të rritur efikasitetin dhe forcimin e strukturës, duke e bërë atë një nyje kyçe të sistemit të Mbrojtjes Civile.
Articolo Precedente
Tabloidi gjerman “Bild” : Shqipëria një ndër destinacionet për vitin 2025