Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kombëtarja ndeshje me Moldavinë: Kryeministri Rama takon lojtarët para ngjarjes së rëndësishme

15/11/2023

Kombëtarja ndeshje me Moldavinë: Kryeministri Rama takon lojtarët para ngjarjes së rëndësishme

Kombëtarja u vizitua nga kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e hënë i cili kishte ardhur me mesazh të rëndësishëm për djemtë kuqezi.

Bashkë me Presidentin e FSHF, zotin Armand Duka ai i uroi skuadrës kombëtare suksese para ndeshjes me Moldavinë. Kjo ndeshje ka rëndësi tejet të madhe pasi i kualifikon për Euro 2024.

Në takim u diskutua se përqëndrimi në fushë është pika kyçe për të hyrë në finalet e Kampionatit Europian.

Duka i bëri thirrje lojtarëve të mendojnë për sfidën që kanë përpara dhe të kenë përqëndrim maksimal për t`u ndeshur me Moldavinë. Ai shprehu besimin që ka tek bashkëpunimi i skuadrës dhe i vlerësoi për punën e bërë deri tani. Sigurisht, fitorja është e rëndësishme dhe Presidenti këekoi dhe njëherë që djemtë ta tregonin veten në fushë.

Edhe kryeministri tha disa fjalë për Kombëtaren duke theksuar se kuqezinjtë janë krenaria e Shqipërisë dhe e kanë nderuar fanellën që veshin në ndeshje. Skuadra ka bërë një punë të mirë në ndeshjet e luajtura e më parë dhe tani kanë përmirësuar veten, lojën duke rritur pritshmëritë që kanë shqipraët dhe jo vetëm për ta.

Rama u uroi suksese dhe shpreson që çdo gjë të shkojë mirë.