Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kombëtarja Shqiptare Zbulon Nesër Kundërshtarët për Kupën e Botës 2026

12/12/2024

Kombëtarja Shqiptare Zbulon Nesër Kundërshtarët për Kupën e Botës 2026

Nesër, Shqipëria do të mësojë emrat e kundërshtarëve të saj në raundin e kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026 do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në selinë qendrore të FIFA-s në Zyrih.

Armand Duka, President i FSHF-së, dhe trajneri Silvinjo do të jenë të pranishëm për të ndjekur shortin e Botërorit, duke shpërndarë më pas reagimet e tyre përmes rrjeteve sociale të FSHF-së.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e tretë për shortin e kualifikuesve të Botërorit.

Vazo të tjera janë ndarë në mënyrën e mëposhtme:

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.

Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.

Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 do të nisin në mars 2025 dhe do të përfundojnë në mars 2026, pas përfundimit të fazës “play-off”.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.