Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kombinat – Ndroq – Plepa, një investim strategjik që nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin në zonë

01/04/2025

Kombinat – Ndroq – Plepa, një investim strategjik që nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin në zonë

Transformimi urban vijon me investime në akse kryesore që ndikojnë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe në zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturistik të zonave përreth.

Një prej projekteve kryesore është rruga Kombinat – Ndroq – Plepa, e cila ndodhet në fazën e parë të rindërtimit dhe do të zhvillohet në tre faza. Pjesë e këtij investimi është edhe rindërtimi i Urës së Beshirit, një ndërhyrje që synon eliminimin e kthesave dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi sot punimet në këtë aks të rëndësishëm.

"Jemi në fazën e parë të rehabilitimit të rrugës Kombinat-Plepa. Kjo është një vepër shumë e rëndësishme nga ana infrastrukturore, por dhe nga ana e zhvillimit të kësaj, duke qenë se kjo zonë ka një zhvillim të rëndësishëm bujqësor dhe agroturizma. Rruga është rreth 28 km. Në fazën e parë kemi 5 km, 4.8 për saktësi. Këtu ndodhemi në pjesën e fundit të fazës së parë dhe është 1.6 km pothuajse të përfunduara. Pjesa më e vështirë për ne ka qenë padyshim pjesa e infrastrukturës nëntokësore."

"Na është dashur të punojmë me OSHEE dhe ujësjellës kanalizime të Bashkisë së Tiranës për të bërë spostimin dhe zgjerimin e kësaj rruge. Nga një rrugë rurale, kjo rrugë shkon në një rrugë të kategorisë C. Kurora e gjithë bankinës është 12,5 m me dy ndarjet e korsive nga 3.75 m, duke e çuar kështu në kategorinë C dhe duke na dhënë ne mundësinë për të pasur një rrugë me shpejtësi nga 50 në 100 km në orë.” - Tha Zv.kryeministrja Belinda Balluku teksa theksoj se në zonën Urës së Beshirit do të ndërtohet një urë komplet e re.

“Pjesë e rëndësishme është që pavarësisht se ruhet gjurma në tërësinë e saj, në zonën e Urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re, duke eliminuar kështu kthesat e ngushta që kemi në atë pjesë. Ura ndërtohet me projektin e BB për urat ku këtë vit kemi dhe urën e Viroit dhe urën e Vjosës. Ndërkohë që për shkak të ecurisë së mirë që kanë patur punimet ne pretendojmë që ta mbyllim brenda muajit dhjetor, fazën e parë, 5 kilometrat e pare."

Në buxhetin e 2026 kemi parashikuar dhe dy fazat e tjera që janë 15 km në total dhe pastaj kështu vazhdon. Është nga të vetmit kantier që vazhdon trafiku siç e shikoni. Ecuria është shumë  e mirë, është 30 % e të gjithë volumit dhe këtu kompleksiteti është shumë i madh për shkak se ju e shikoni kompania vazhdon punon, ndërkohë ne kemi trafikun që s’mund ta ndalojmë se s’ka aks paralel. Jemi në afate, siç e thashë mund të mbarojmë më shpejt. Afati dorëzimit është maj 2026, synimi jonë është ta mbarojmë natën e vitit të ri të 2025 këtë fazë të parë.”- Vijoj më tej Zv/Kryeministrja Balluku.

Kryeministri Rama theksoi se ky aks rrugor ka një rëndësi të veçantë edhe për shkak të zhvillimit të agroturizmit, me krijimin e një sërë strukturave të reja përgjatë zonës që ai përshkon.

“Është një nga akset e shumëkërkuara, të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turistik dhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë që zhvillimi agroturizimit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejtë Tiranës apo Durrësit.” – u shpreh ai.