"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit", SHBA nxit prokurorët të vazhdojnë punën pavarsisht pengesave
di Redazione
17/12/2024
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, tha sot se Shtetet e Bashkuara mbesin të palëkundura në pozicionin e tyre të mëparshëm, duke u angazhuar kundër individëve të caktuar të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.
"Kërkesa e popullit shqiptar për llogaridhënie dhe transparencë, për drejtësi dhe barazi është po aq e fortë sot sa ishte në vitin 2016, dhe kjo është pjesërisht për shkak të punës suaj, sepse ju keni justifikuar pritshmëritë e tyre dhe keni ndihmuar në rritjen e tyre [pritshmërive]. Institucionet e tjera që krijoi reforma në drejtësi po punojnë fort. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vendos standarde të reja për profesionalizmin në fushën e zbatimit të ligjit, për Policinë e Shtetit dhe për vetë inspektorët e saj."
"Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë po marrin përsipër përgjegjësinë për të vendosur standarde integriteti për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe për të vazhduar vlerësimet, të cilat ruajnë besimin e publikut. Dhe këto nuk janë përgjegjësi të thjeshta apo të lehta."
"Shtetet e Bashkuara ju nxisin të vazhdoni punën e mirë, pavarësisht nga pengesat me të cilat përballeni. Krahas partnerëve tanë të BE-së, ne kemi qenë me ju në çdo hap që nga viti 2016 dhe kemi filluar të shohim ndikimin e një gjyqësori më të pastër dhe të prokurorëve dhe hetuesve të përkushtuar kundër korrupsionit. Ecuria e vazhdueshme kundër korrupsionit do të sigurojë integritetin e sistemit gjyqësor dhe kjo varet nga vigjilenca dhe përkushtimi juaj."
Articolo Precedente
Këshilla si të reduktoni stresin dhe një rutinë sa më të shëndetshme