Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Komisioni i Posaçëm zhvillon seancë dëgjimore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike

04/12/2024

Komisioni i Posaçëm zhvillon seancë dëgjimore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike

Deputeti Erion Braçe Komisioni i Posaçem zhvilloj seancën dëgjimore “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” , aty morën pjesë dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjithashtu pjesmarrës ishte dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha dhe zvendësja e tij znj. Romina Kuko.

Hoxha u shpreh se Ministria e Punëve të Brendshme ka bër të ditur marrjen e masave të rrepta për mbrojtjen dhe qasjet që do merren ndaj këtyre kërcënimeve.

“Intensifikimi dhe përhapja e shpejtë e kërcënimeve publike, paraqitet si një sfidë shumë serioze dhe komplekse për stabilitetin vendeve demokratike. Shqipëria si një vend i ndërvarur nga zhvillimet globale dhe duke qenë vend anëtarë i NATO-s, dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për t’ju përgjigjur sulmeve hibride si një prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionit social me qëllim garancinë e sigurisë kombëtare” , shprehu Hoxha në sallën e Komisionit.

Ai po ashtu përmendi vendet e Ballkanit Perëndimor dhe theksoj një ndër vendet me agresive në luftën hibride ishte Rusia. Po ashu nga statistikat shihet qartazi se Rusia ka shtuar prezencën dhe një ndikim në rajon duke kundërshtuar procesin evropian nëpërmjet influencës politike dhe ekonomike.

“Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh”, theksoj Ministri.

Z. Hoxha theksoi se format kryesore të dezinformimit përfshijnë sulmet kibernetike në bazat e të dhënave qeveritare, manipulimin e mediave sociale për të ndikuar në perceptimet publike dhe polarizimin e opinionit, kryesisht përmes lajmeve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale. Po ashtu, ai përmendi përdorimin e narrativës kulturore dhe tensioneve fetare dhe etnike për qëllime destabilizuese, si dhe përhapjen e informacionit të manipuluar përmes mediave tradicionale audiovizive.

“Ashtu sikur jemi në dijeni në korrik të 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike të organizuara nga një grup hakerash me origjinë nga Irani. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë u arrit minimizimi i dëmeve të shkaktuara nga ky sulm”

Mbledhja më pas vazhdoj në mënyrë private për shak të informacionit kofidencial.