Komisioni kundër dezinformimit, Vengu: Duhet një strategji e qartë për t'u përballur me këtë rrezik
di Redazione
02/10/2024
Gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Posaçëm për luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike, drejtuar nga kryetari Erion Braçe, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi domosdoshmërinë e një strategjie të mirëstrukturuar për t’u përballur me rritjen e këtij fenomeni.
Ministri Vengu nënvizoi se Shqipëria nuk është imune ndaj kërcënimeve të dezinformimit, të cilat manifestohen në formën e dezinformimit operacional dhe propagandës së mbështetur nga shtete me influencë të dëmshme jashtë NATO-s dhe BE-së.
Duke folur për rëndësinë e identifikimit të burimeve të dezinformimit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, Vengu u shpreh se Shqipëria zotëron kapacitetet e nevojshme për t’i përmbushur këto detyra. Ai vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, përfshirë operatorët e telekomunikacionit dhe platformat e mediave sociale, si dhe për hapat ligjorë dhe teknikë që Komisioni mund të ndërmarrë.
/*! elementor - v3.21.0 - 22-05-2024 */ .elementor-widget-image{text-align:center}.elementor-widget-image a{display:inline-block}.elementor-widget-image a img[src$=".svg"]{width:48px}.elementor-widget-image img{vertical-align:middle;display:inline-block}
Articolo Precedente
MBZHR në Budapest për konferencën rajonale mbi parandalimin e mbetjeve ushqimore