Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton masat për nxitjen e futbollit të vajzave dhe përcakton datat e nisjes së kampionateve

29/04/2025

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton masat për nxitjen e futbollit të vajzave dhe përcakton datat e nisjes së kampionateve

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës sportive, përcaktimin e datave të reja për nisjen e kampionateve kombëtare dhe projektet e reja që synojnë mbështetjen e futbollit të vajzave.

Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte miratimi i masave për nxitjen e futbollit të vajzave, ndërsa u diskutua dhe u përcaktua edhe politika e çmimeve të biletave për katër ndeshjet e fazës "Final 4".

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi ndërhyrjen në stadiumin "Elbasan Arena" në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, si dhe rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit "Durim Qypi" në Përmet. Një tjetër investim i miratuar ishte ai për përmirësimin e sistemit të vaditjes në fushat stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit”.

Komiteti u njoh me propozimet për datat e nisjes së kampionateve kombëtare për sezonin e ardhshëm futbollistik, si dhe miratoi disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve për kompeticionet “Abissnet Superiore”, “Kategoria e Parë” dhe “Kategoria e Dytë”.