"Komiteti i Medias së UEFA-s" zhvillohet nesër në "Shtëpinë e Futbollit" – temat kryesore të diskutimit
di Redazione
31/10/2024
Federata e Futbollit është përgatitur për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Medias së UEFA-s, një takim me rëndësi që do të zhvillohet pas përfundimit të takimit SES Community të UEFA-s, i cili u mbajt gjithashtu në Tiranë.
“Komiteti i Medias së UEFA-s” do të mbahet nesër, më 1 nëntor, në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të drejtohet nga kryetari i këtij Komiteti, Armand Duka.
Sipas agjendës së përcaktuar, në këtë mbledhje do të trajtohen strategji dhe praktika të reja për promovimin dhe mbulimin mediatik të futbollit në Europë. Gjithashtu, FSHF do të prezantojë nismat dhe strategjitë e saj për të nxitur përfshirjen në futboll në Shqipëri.
Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë Media dhe Marrëdhëniet me Publikun, duke u fokusuar te përmirësimi i planit të komunikimit dhe aktiviteteve për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Po ashtu, do të diskutohen disa nga fushatat kryesore të UEFA-s, si “Bëhu Arbitër”, “Futbolli për të gjithë” dhe “Trajnohu, Shpëto Jetë”, të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe përfshirjen në futboll.
Articolo Precedente
Shqipëria dhe Greqia për bashkëpunim ekonomik
Articolo Successivo
Hasani : Negociatat e BE priten të përfundojnë në vitin 2027