Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Konkursi dërkombëtar për zhvillimin e zonës së Cirkut , Rama :  Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal

07/04/2025

Konkursi dërkombëtar për zhvillimin e zonës së Cirkut , Rama :  Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal

Zona e njohur e Cirkut në Tiranë do të marrë një pamje të re përmes një projekti modern që do të përzgjidhet nga një garë ndërkombëtare mes gjashtë studiove prestigjioze të arkitekturës. Pjesa më e madhe e tyre prezantohen për herë të parë në Shqipëri, por sjellin me vete përvojë të gjerë nga vendet e origjinës dhe nga skena ndërkombëtare.

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, janë duke u prezantuar projektet nga përfaqësuesit e gjashtë studiove pjesëmarrëse: COBE nga Danimarka, GO HASEGAWA & Associates nga Japonia, GROUPWORK nga Britania e Madhe, L’AUC nga Franca, NIETO SOBEJANO nga Spanja dhe ARCHEA Associati nga Italia. Në përfundim të prezantimeve, do të shpallet edhe projekti fitues.

Në hapje të aktivitetit, Kryeministri Rama përshëndeti të pranishmit me një fjalë hyrëse.

"Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në  rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një “universitet” i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme."

"Dua dhe një herë tjetër që t’ju uroj sukses të gjitha studiove të përfshira dhe njëkohësisht të uroj që, siç na ka ndodhur deri më sot për fat të mirë, juria të bëjë zgjedhjen e duhur." - shprehu Rama gjatë fjalimit.