Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kontingjenti shqiptar integrohet plotësisht në misionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë

24/02/2025

Kontingjenti shqiptar integrohet plotësisht në misionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë

Toga e Forcave të Armatosura, e dislokuar disa ditë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë për misionin EUFOR, është integruar plotësisht dhe në një kohë rekord me Batalionin Multidimensional. Me praninë e 30 ushtarëve shqiptarë, kontributi i tyre ka rritur sigurinë, jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë rajonin. Ky kontingjent do të shërbejë për rreth 6 muaj, duke u përfshirë në detyra si kontrolli i turmave, trajtimi i mjeteve të pashpërthyera dhe evakuimi i të plagosurve.