Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kopshtet dhe çerdhet publike: Rritja e tarifave në vitin pasardhës

07/12/2023

Kopshtet dhe çerdhet publike: Rritja e tarifave në vitin pasardhës

Viti i ardhshëm parashikohet të ketë një rritje të ndjeshme të tarifave për kopshtet dhe çerdhet publike në Tiranë.

Sipas projektbuxhetit për 2024 tarifat për ushqimin e fëmijëve që shkojnë në institucione publike parashkollore në kryeqytet, do të pësojnë rritje nga 6-15 %.

Disa kopshte jopublike duke qenë se pati rritje të kërkesave për frekuentim, i shtuan tarifat me një rritje prej 42 % krahasuar  me vitin 2022.            

Në vitin e ri akademik në kopshte publike nuk pati ndonjë ndryshim.

Tirana është e përbërë nga 12 njësi administrative në të cilat ndodhen 53 kopshte publike dhe 43 çerdhe që menaxhohen nga bashkia.

Bashkia e Tiranës arsyeton se rritja e tarifave do të ndikohet dhe nga strukturat akomoduese. Gjithashtu, tarifa ditore është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve të artikujve ushqimorë.

Deri në fund të vitit 2027 parashikohet ndërtimi i 22 kopshteve dhe çerdheve të reja.

Rritja e tarifës së ushqimit për çerdhet dhe kopshtet pritet të rritë të ardhurat që realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.

Të ardhurat nga pagesat e çerdheve të fëmijëve pritet të arrijnë në 140 milionë lekë.