Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

`Korrupsioni sjell shqetësime serioze`/ Ambasadori Luigi Soreca mesazh SPAK-ut

09/11/2023

`Korrupsioni sjell shqetësime serioze`/ Ambasadori Luigi Soreca mesazh SPAK-ut

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është një një mision i drejtësisë shqiptare dhe veçanërisht institucionit SPAK. Luigi Soreca gjatë një konference të Bashkimit Evropian, e ka vlerësuar atë për punën e bërë ndaj korrupsionit të shtetit.

Ambasadori Soreca tha se SPAK ka arritur hetime pozitive dhe ka hetuar seriozisht çështje të nivelit të lartë, duke përmendur rastin më të fundit të Sali Berishës dhe arrestimin e dhëndrit të tij për Partizanin.

Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund dhe Bashkimi Evropian do të jetë pranë Shqipërisë . Lugi Soreca tha se autoritetet e drejtësisë gëzojnë mbështetjen e tij dhe duhet të kenë qëllim ku shkojnë paratë e aferave korruptive.

Korrupsioni sjell shqetësime serioze dhe duhet luftuar vazhdimisht. SPAK është këtu për ta mundësuar  parandalimin dhe zhdukjen e tij.

SPAK është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, një ent gjyqësor i pavarur i ngarkuar me hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë në Shqipëri. Ai përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat Speciale.