Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kreu i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Të forcojmë bashkëpunimin për mirëqenien e qytetarëve tanë

14/05/2025

Kreu i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Të forcojmë bashkëpunimin për mirëqenien e qytetarëve tanë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar sot kryeministrin Edi Rama për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mesazhin e tij, ai thekson se marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë njohur një zhvillim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Presidenti Nahyan shpreh gjithashtu besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të zgjerohet, duke kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e ndërsjellë.

“Përgëzime të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku do të mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në dobi të vendeve dhe popujve tanë” - shkruan presidenti Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.