Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezanton terminalin veri-perëndim të autobuzave tek kthesa Kamzës

01/10/2024

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezanton terminalin veri-perëndim të autobuzave tek kthesa Kamzës

Sot në mëngjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi përmes një videoje në rrjetet sociale detajet e terminalit të ri të autobusëve veri-perëndimor që do të ndërtohet në kthesën e Kamzës. Ky terminal do të jetë një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të transportit publik në Tiranë, me përmasa që e bëjnë atë pesë herë më të madh se Terminali Lindor në Lundër. Projekti gjithashtu parashikon ndërtimin e një lulishteje të madhe , duke krijuar një hapësirë të gjelbër për udhëtarët dhe banorët e zonës.

Pas shumë viteve të sfidave dhe pengesave me gjyqe të ndryshme, fillimi i ndërtimit të këtij terminali është pritur si një lajm i shkëlqyer për kryeqytetin. Përveç shërbimit të autobusëve , terminali i ri do të ofrojë edhe shërbime për trenat , duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut dhe në zgjerimin e transportit publik në zonën veri-perëndimore të Tiranës.

Kryetari Veliaj ka shprehur entuziazmin e tij për këtë arritje, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm për infrastrukturën e qytetit. Ndërtimi i këtij terminali jo vetëm që do të ofrojë më shumë lehtësi për udhëtarët, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e zonës falë lulishteve dhe hapësirave të gjelbërta që do të përfshihen në projekt.

Me këtë projekt, Tirana bën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit publik, duke ofruar një zgjidhje për shumë nga problemet e trafikut dhe ndërlidhjen e rajoneve të ndryshme të qytetit me transport publik më të efektshëm dhe të përparuar.

“Tani është puna e dukshme, por puna e padukshme ishin betejat ligjore, administrative. Më në fund fitoi publiku, fitoi e përbashkëta, jo një privat, jo një zaptues, për një tokë që ishte gjithmonë tokë e shtetit, por që gjithmonë i dilnin yçkla.” . Gjithashtu shprehu Veliaj