Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kryeministri Rama ndan pamjet nga ristaurimi i kishës "SHNA NDOU"

05/11/2024

Kryeministri Rama ndan pamjet nga ristaurimi i kishës

Paraditen e sotme kryeminstri Rama postoj pamje nga rikonstruktimi i kishës së SHNA NDOU e cila ndodhet në Kepin e Rodonit dhe cilësohet si një nga monumentet e kulturës me një arkitekturë romaniko-gotike e SHEK. XIV. Piktura murale e kësaj kishe, së bashku me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik, u trajtuan në kuadër të programit EU4Culture këtë vit, i cili fokusohej në restaurimin e veprave të artit. Ndërhyrjet u kryen nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj, ndërsa specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK mbikqyrën nga afër progresin e këtyre punimeve.

"NË NJË DEKADË PËR TRASHËGIMINË KULTURORE 100 FISH MË SHUMË PËRKUJDESJE DHE INVESTIME, SE NË TË GJITHA VITET E MËPARSHME TË MARRA BASHKË" - shprehu Edi Rama krahas pamjeve.