Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kryeministri Rama pret në Tiranë homologun britanik Keir Starmer , firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi

15/05/2025

Kryeministri Rama pret në Tiranë homologun britanik Keir Starmer , firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili ndodhet për herë të parë në Shqipëri, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Vizita nisi me një ceremoni zyrtare pritjeje, pas së cilës u zhvillua një takim mes dy kryeministrave, i ndjekur nga diskutimet ndërmjet delegacioneve respektive.

Në kuadër të vizitës dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar–Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta”, nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Robert John Abbott.

Po ashtu, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë dhe Ambasadori Abbott nënshkruan “Deklaratën e Qëllimit” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e eksporteve të mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.