Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svitlana Tsikhanouskaya
di Redazione
06/02/2025
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mirëpriti sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya, e shoqëruar nga këshilltarët Francišak Viačorka, Dzianis Kuchynski dhe Anatol Liabedzka.
“Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.
Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politk në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse dhe po e udhëheq atë me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike.”
Articolo Precedente
Denaj: Garancia Sovrane zgjeron mundësitë e financimit për sektorin e bujqësisë