Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Italisë, z. Fabrizio Bucci
nga Redazione
08/01/2025
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, mirëpriti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë, z. Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri. Gjatë takimit, znj. Spiropali shprehu mirënjohjen e saj për Ambasadorin Bucci, duke e cilësuar atë si një diplomat të shquar dhe një mik të sinqertë të Shqipërisë. Ajo vlerësoi përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin institucional, afrimin e qytetarëve dhe thellimin e marrëdhënieve parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, i dorëzoi Ambasadorit Fabrizio Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje në emër të Kuvendit, duke vlerësuar kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo theksoi rolin e tij të rëndësishëm në thellimin e Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve dhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve homologe në Itali, gjatë periudhës së shërbimit të tij si Ambasador, nga viti 2020 deri në 2025.
Artikulli i Mëparshëm
Shqipëria tashmë dhe fluturime me Izraelin
Artikulli Tjetër
Vengu: FA është duke bërë një strukturë tërheqëse për të rinjtë