Kthimi fondeve tek profesionistët e lirë , Malaj : Kemi ndjekur rrugë ligjore, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese
di Redazione
27/11/2024
Ministri i Financave mbajti fjalimin e tij sot në Kryeministri ku foli për fondet e profesionistëve të lirë , ai deklaroi se fondi i vënë në dispozicion për kthimin e këstit është nga profesionistët e lirë është 501 milionë lek.
Gjithashtu ai shprehu se Ministria e Financave ka marrë një rrugë ligjore duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për orjentimin procedurave të kthimit të fondeve.
Malaj deklaroi se nga ky akt normativ përfitojnë 6,450 tatimpagues. Po ashtu, ai theksoi se janë shuar detyrimet e vendosura gjatë kohës së zbatimit të ligjit.
Sipas tij, procesi i rimbursimit të fondeve do të përfundojë brenda 31 dhjetorit të këtij viti.
“Ndoqëm rrugën ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se çfarë duhet të bënim me efektet që prodhoi ky ligj nga momenti kur hyri në fuqi, deri në momentin që u shfuqizua. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh për këtë, duke na lënë të nënkuptohej që efektet e prodhuara nga ky ligj ishin legjitime”, shprehu .
Articolo Precedente
Albana Koçiu takim me Rafael Mariano Grossi-n drejtorin e IAEA