Kujdesi për fytyrën: Tre dyqanet më të frekuentuara në Tiranë për produktet e trajtimit të bukurisë
di Redazione
23/11/2023
Në Tiranë larmia e dyqaneve është e pafundme kur keni nevojë për trajtim të fytyrës, lëkurës apo produkte kozmetike aq të preferuara dhe kërkuara në Shqipëri e më tej. Këto janë tre dyqanet në kryeqytet ku kujdesi është i garantuar.
Koral Secrets
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Well Albania
Kombinimin e produkteve me cilësi maksimale dhe çmime fantastike e gjeni në këtë dyqan. Brandet më të mirënjohura vijnë me oferta në kategoritë e kujdesit personal, kujdesit për flokë dhe fytyrë, make-up si dhe kujdesit për shtëpi. Nuk mungojnë produktet e reja si dhe produktet 1+1, 2+1. Për blerje të zgjuara dhe super oferta vizitoni një nga pikat e Well: Toptani Center, Unaza e Re, Myslym Shyri, Ish-Bllok, Condor Center.
Rossmann&Lala
Rossmann drogeriemarkt i ka fillesat nga viti 1972 në Hannover, Gjermani. Tashmë numëron mbi 4200 dyqane në vende të ndryshme të Europës si Gjermani, Poloni, Hungari, Spanjë, Turqi etj. Kualiteti gjerman ndodhet në Shqipëri në emrin Rossmann & Lala që nga viti 2008, duke operuar nëpërmjet rrjetit të supermarketeve në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Shkodër dhe në Korçë. Ofron për konsumatorët larmishmëri produktesh nga markat më të njohura Gjermane dhe më gjerë, me kualitet 100% gjerman, për kujdesin personal, kozmetikë të shumëanshme, ushqime bio për fëmijë dhe të rritur, etj.
Articolo Precedente
Aksidentohet 78-vjeçarja: Shoferi i autobuzit vihet në pranga
Articolo Successivo
Menopauza: Navigimi i sigurt në këtë kapitull të jetës